FIFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Spanjës. Ndeshja do të drejtohet nga arbitri Ivan Barton nga Salvadori, i cili do të ketë si ndihmës bashkëkombësit David Moran dhe Antonio Pupiro. Në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar suedezi Glenn Nyberg.
Franca dhe Spanja do të përballen të martën, më 14 korrik, me fillim nga ora , në gjysmëfinalen e parë të Botërorit, ku fituesi do të sigurojë një vend në finalen e madhe.
