Zyrtare: Dosso dhe Nika përforcojnë Ballkanin

0%

FC Ballkani ka vazhduar përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar dy afrime të reja në repartin defensiv. Klubi nga Suhareka ka prezantuar mbrojtësin e majtë nga Bregu i Fildishtë, Abou Dosso, si dhe portierin Ardit Nika, të cilët i bashkohen ekipit portokalli e zi me synimin për të rritur konkurrencën dhe cilësinë në skuadër.

Abou Dosso është 30 vjeç dhe së fundmi ishte pjesë e Zimbru Chișinău . Mbrojtësi i majtë pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për Ballkanin në repartin defensiv, duke sjellë përvojë dhe stabilitet në krahun e majtë të mbrojtjes. Klubi e ka mirëpritur futbollistin nga Bregu i Fildishtë, duke i uruar suksese dhe fitore me fanellën portokalli e zi.

Ndërkohë, Ballkani ka zyrtarizuar edhe transferimin e Ardit Nikës. Portieri 28-vjeçar i bashkohet skuadrës për të shtuar konkurrencën mes shtyllave dhe për t’i ofruar stafit teknik një tjetër opsion të rëndësishëm për sezonin e ri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nika pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në sfidat që e presin Ballkanin, ndërsa klubi i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese në aventurën e tij të re. Me afrimet e Dosso dhe Nikës, FC Ballkani po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, me synimin për të qenë konkurrues në të gjitha garat.

Burimi: Telegrafi