Zyberi vazhdon me Lirinë

0%

Skuadra me renome e futbollit Liria ka objektiva të mëdha në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Futbollisti Yzer Zyberi ka vazhduar edhe për tre vite tjera me klubin prizrenas. “Yzer Zyberi ka nënshkruar kontratë të re 3-vjeçare me FC Lirinë dhe do të jetë pjesë e klubit edhe për tre sezonet e ardhshme.

I ri në moshë, por me potencial të madh, Yzeri ka treguar cilësi, karakter dhe dëshirë të vazhdueshme për t’u zhvilluar. Besimi i ndërsjellë vazhdon, me synimin që ai të rritet edhe më shumë dhe të japë kontribut të rëndësishëm për fanellën bardhezi”, ka njoftuar FC Liria.

Burimi: Bota Sot