Zvicra e Xhaka avancojnë në një të tetën e finales

0%

Shpërndaje në: Breel Embolo dhe Dan Ndoye kanë shënuar nga një gol ndërsa Zvicra fitoi 2:0 ndaj Algjerisë në orët e mëngjesit të së premtes për të avancuar në një të tetën e finales në Botëror. Granit Xhaka e udhëhoqi si kapiten Zvicrën në fushë, që arriti suksesin e radhës në skenën më të madhe të futbollit.

Embolo shënoi në minutën e 10-të për 1:0, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë. Ndërkohë Ndoye shënoi me të nisur pjesa e dytë. Dhe shifrat më nuk ndryshuan. Në tre Botërorët e kaluar Zvicra kishte arritur në një të tetën e finales, përkatësisht kishte kaluar grupin. Por nuk kishte avancuar më tej.

Burimi: Koha