Zvicra dhe Kolumbia përballen mes tyre, në ndeshjen e fundit për fazën e 1/8-ve në Botëror. Kombëtarja helvete mbërrin në këtë përballje me një formë mbresëlënëse. Fitorja e fundit 2-0 ndaj Algjerisë i dha skuadrës së Murat Yakin tre fitore radhazi për herë të parë në historinë e saj në Kupën e Botës.
Seria e rezultateve pozitive është zgjeruar në shtatë ndeshje pa humbje, falë një mbrojtjeje të organizuar dhe një ekuilibri të madh në lojë. Përballë tyre është Kolumbia, një skuadër që ka bërë një rrugëtim të gjatë në këtë Botëror, duke luajtur ndeshje në të tre vendet organizatore.
Pas fitores 1-0 ndaj Ganës, kombëtarja vjen me një mbrojtje të fortë, me tre ndeshje radhazi pa pësuar gol. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve.
