Rrezik në aksin Lezhë–Shkodër/ Dëmtohen automjetet pranë Urës së

0%

Një problem në infrastrukturën rrugore po krijon rrezik për drejtuesit e automjeteve në aksin nacional Lezhë–Shkodër. Pranë Urës së Dajçit, në pikën ku ura bashkohet me rrugën, mungon një element metalik i konstruksionit, duke krijuar një kanal që vështirëson kalimin e mjeteve.

Prej dy ditësh, shumë automjete që kalojnë në këtë segment kanë pësuar çarje gomash dhe dëmtime të tjera për shkak të defektit në rrugë. Për të shmangur aksidentet dhe për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve, në zonë është vendosur një patrullë e Policisë Rrugore, e cila po sinjalizon rrezikun dhe po orienton qarkullimin.

Sipas informacioneve, Policia ka kërkuar ndërhyrje urgjente për riparimin e segmentit të dëmtuar, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për eliminimin e problemit. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve që lëvizin në aksin Lezhë–Shkodër këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit pranë Urës së Dajçit, deri në riparimin e plotë të dëmtimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot