Zjarr në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

0%

Sot rreth orës është raportuar për një zjarr në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana. Sipas tij, policia menjëherë pas pranimit të informatës ka dalë në vendin e ngjarjës, si dhe ekipet e zjarrfikësve të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Rreth orës , është raportuar për një zjarr në rrugën ‘Sylejman Vokshi’ në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy vetura”, tha Pllana.

Aktualisht, hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi