Tensionet mes Polonisë dhe Ukrainës, Varshava paralajmëron për

0%

Forcat speciale polake po përgatiten për mundësinë e operacioneve sabotuese nga Rusia që synojnë rindezjen e tensioneve midis polakëve dhe ukrainasve, tha sot ministri përgjegjës për forcat speciale, Tomasz Siemoniak.

Marrëdhëniet midis Polonisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar pasi Presidenti i vendit Karol Nawrocki vendosi të revokojë dekoratën më të lartë shtetërore “Urdhri i Shqiponjës së Bardhë” nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Vendimi u nxit nga lëvizja kontraverse e Kievit për të emëruar një njësi ushtarake sipas luftëtarëve të Ushtrisë Revolucionare të Ukrainës (UPA), e cila akuzohet për shfarosjen sistematike të dhjetëra mijëra civilëve polakë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Siemoniak tha se lufta e informacionit kundër Polonisë është intensifikuar në javët e fundit me trolle dhe bots (programe të automatizuara softuerësh) që kërkojnë të rrisin polemikat dhe të ndikojnë në hapësirën online të Polonisë. “Ëndrra e Rusisë, ëndrra e shërbimeve ruse, ishte dhe është tensioni më i madh i mundshëm midis Polonisë dhe Ukrainë s“, tha Siemoniak.

I pyetur për mundësinë e një provokimi rus, përfshirë një sulm që synonte ukrainasit në Poloni, i cili mund të nxiste më tej ndjenjën popullore, Siemoniak u përgjigj se skenarë të tillë janë plotësisht të besueshëm. Siç tha Siemoniak, autoritetet nuk po sugjerojnë se diçka specifike është e afërt, por se ato duhet të parashikojnë përpjekjet e Rusisë për të shfrytëzuar tensionet aktuale.

Burimi: Bota Sot