Zendaya tërhoqi vëmendjen në premierën botërore të filmit “The Odyssey” në Londër, ku u shfaq me dy veshje të frymëzuara nga personazhi i saj, Athena, perëndesha greke e mençurisë, luftës dhe artizanatit. Aktorja 29-vjeçare parakaloi fillimisht me një fustan të veçantë Schiaparelli, me korse të skulpturuar, një krijim që ishte prezantuar vetëm pak orë më parë në Javën e Modës në Paris.
Më vonë, ajo u ndërrua me një fustan tjetër me motive gjethesh jeshile dhe fund prej shifoni, duke vijuar tematikën e personazhit që interpreton në filmin e ri të Christopher Nolan, shkruan DailyMail. Në “The Odyssey”, Zendaya luan Athinën, e cila shërben si mbrojtëse dhe udhërrëfyese e Odiseut, të interpretuar nga Matt Damon, gjatë kthimit të tij nga Lufta e Trojës.
Në tapetin e kuq ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i saj, Tom Holland, i cili interpreton Telemakun, djalin e Odiseut. Çifti, që konfirmoi martesën muajin e kaluar, u shfaq i buzëqeshur gjatë gjithë mbrëmjes. Në premierë morën pjesë edhe Anne Hathaway, Matt Damon, Robert Pattinson, Lupita Nyong’o, Himesh Patel, John Leguizamo, regjisori Christopher Nolan dhe producentja Emma Thomas.
Filmi, që do të dalë në kinema më 17 korrik, është adaptimi i ri i epopesë së Homerit dhe konsiderohet projekti më ambicioz i Nolan deri më sot, me një buxhet prej 250 milionë dollarësh.
