Rutte e Erdogan dorë për dore në samitin e NATO-s

0%

Një fotografi e publikuar nga presidenca e Turqisë gjatë samitit të NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare, raporton Euronews Albania Në imazh shfaqen sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, teksa ecin dorë për dore gjatë takimit.

Fotografia është interpretuar nga shumë analistë si një sinjal simbolik i marrëdhënieve të afërta mes palëve dhe i peshës në rritje që Turqia po fiton brenda Aleancës Veri-Atlantike. Gjatë samitit, Ankaraja pritet të luajë rol kyç në diskutimet mbi sigurinë rajonale, forcimin e mbrojtjes kolektive dhe sfidat e reja me të cilat përballet NATO.

Burimi: Kallxo