Zana Spahiu – më e poentuara nga kandidatët e intervistuar për

0%

Zana Spahiu është kandidatja që ka marrë më së shumti pikë nga kandidatët e intervistuar për pozitën e drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Spahiu ka marrë 90.7 pikë pas vlerësimit nga të gjithë anëtarët e bordit të mediumit publik. Sot, më , janë zhvilluar intervistat me gjashtë kandidatët për drejtor të RTK-së, ndërsa zyrtarisht bordi do të votojë në mbledhjen e ardhshme.

Kandidatët e intervistuar ishin: Lorik Arifaj, Antigona Baxhaku, Arber Geci, Nexhmedin Spahiu, Zana Spahiu dhe Hysen Hundozi. Lorik Arifaj ka marrë gjithsej 67.6 pikë pas mbledhjes së të gjitha votave dhe pjesëtimit me numrin e anëtarëve të bordit (9), Antigona Baxhaku 61.1 pikë, Hysen Hundozi 65.7 pikë, Arber Geci 82.7 pikë, Nexhmedin Spahiu 61.1 pikë dhe Zana Spahiu 90.7 pikë.

Bordi do të votojë për drejtor të RTK-së në mbledhjen e radhës. KALLXO.com ka monitoruar tri mbledhjet e zhvilluara nga bordi i RTK-së që lidhen me procesin e zgjedhjes së drejtorit të RTK-së. Zana Spahiu aktualisht është ushtruese e detyrës së drejtoreshës së RTK-së .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fazën e shqyrtimit të aplikacioneve, përkatësisht në mbledhjen e bordit të mbajtur më , ishte shqyrtuar aplikacioni i Spahiut.

Në atë mbledhje gjatë leximit të vërtetimit të përvojës menaxheriale nga anëtari i bordit Flokart Aliu është thënë se Spahiu “sipas këtij vërtetimi kandidatja ka qenë zyrtare ligjore për 7 vite, zyrtare e lartë ligjore për 5 vite, udhëheqëse e zyrës ligjore për 4 vite të tjera, U.D. drejtoreshë e RTK-së për 22 ditë dhe tani U.D.”.

Sipas konkursit për drejtor gjeneral të RTK-së, kandidati duhet të ketë 5 vite përvojë menaxheriale. Anëtari i bordit të RTK-së në mbledhjen e , Radojica Mrdijinac, tha se “pozita “zyrtare e lartë” është vetëm zyrtare por jo udhëheqëse. A është i lartë apo i ulët ai është zyrtar”.

Por më pas bordi tha njëzëri se Spahiu plotëson kriteret dhe kalon me sukses fazën e shqyrtimit të aplikacioneve. KALLXO.com përmes qasjes në dokumente publike ka kërkuar zyrtarisht CV-në apo vërtetimin e përvojës menaxheriale të Zana Spahiut. KALLXO.com do të publikojë një shkrim me detaje nga monitorimi i procesit të intervistave.

Burimi: Kallxo