Pirlo befason në garën për Italinë, Maldini e sheh si favorit për

0%

Andrea Pirlo është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë, pas emërimit të Paolo Maldinit në rolin e drejtorit teknik të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Sipas La Gazzetta dello Sport , Maldini, i ndihmuar nga Leonardo, ka nisur procesin e përzgjedhjes së trajnerit të ri të “Azzurrëve” përpara fillimit të Ligës së Kombeve në shtator.

Fillimisht, favoritë për këtë post konsideroheshin Antonio Conte dhe Roberto Mancini, ndërsa në media u përfol edhe emri i Pep Guardiolës. Megjithatë, raportimet e fundit bëjnë të ditur se Pirlo ka kaluar në krye të listës së kandidatëve. 47-vjeçari është një nga legjendat e futbollit italian, pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Botës në vitin 2006.

Ai gëzon gjithashtu një raport të shkëlqyer me Maldinin dhe Leonardon, me të cilët ndau vite të suksesshme te Milani. Aktualisht, Pirlo është trajner i United FC në Dubai. Më herët ai ka drejtuar Juventusin, me të cilin fitoi Kupën e Italisë në sezonin 2020/21, si dhe ka qenë trajner i Fatih Karagümrük në Turqi dhe Sampdorias.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas raportit, Maldini kishte menduar ta emëronte Pirlon edhe në stolin e Milanit gjatë vitit 2023, ndërsa tani mund t’i besojë drejtimin e Kombëtares italiane. Një tjetër faktor që favorizon Pirlon është edhe ana financiare. Paga që ai kërkon është dukshëm më e ulët se ajo e kandidatëve të tjerë, gjë që e bën një alternativë shumë tërheqëse për FIGC-në.

Burimi: Telegrafi