Ylli i Kroacisë i jep fund të gjitha zërave – zbulon a preku topin te

0%

Pas eliminimit dramatik nga Kupa e Botës, kombëtarja e Kroacisë nuk e fshehu zhgënjimin për vendimet e gjyqtarëve. Sulmuesi Igor Matanovic zbuloi bisedën që pati me gjyqtarin lidhur me golin e anuluar për pozitë jashtë loje, ndërsa përzgjedhësi Zlatko Dalic kritikoi ashpër referimin, duke pretenduar se skuadra e tij u dëmtua në disa raste vendimtare.

Matanovic pranoi se pati një kontakt minimal me topin në aksionin e golit të anuluar. “Sinqerisht, mendoj se ndjeva një kontakt të lehtë me flokët e mi. E pyeta gjyqtarin, sepse nuk isha 100 për qind i sigurt nëse e kisha prekur topin”. “Ai më tha se topi ka një çip, i cili tregoi se kishte një kontakt të vogël dhe, për këtë arsye, u sinjalizua pozita jashtë loje”, deklaroi ai për A Bola.

Sulmuesi kroat e pati të vështirë ta pranonte eliminimin, duke theksuar se skuadra e tij meritonte më shumë nga ndeshja. “Është e vështirë të gjej fjalët e duhura pas kësaj ndeshjeje. Luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë dhe meritonim më shumë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ende nuk e kam parë penalltinë, por nëse është akorduar një penallti e tillë… tre gola të anuluar, një pozitë jashtë loje, një shtyllë… nuk kam fjalë. Ishim shumë të pafat sot”, vazhdoi ai.

“A po e ndihmojmë futbollin apo po e dëmtojmë?”, ish-ylli kritikon teknologjinë që kap ‘lidhëset e këpucëve dhe bishtalecin’ në pozicion jashtë loje Megjithëse FIFA konfirmoi se goli i barazimit i Kroacisë ndaj Portugalisë u anulua me të drejtë për pozitë jashtë loje, përzgjedhësi Zlatko Dalic mbeti i zemëruar me mënyrën se si u gjykua ndeshja. “Referimi ishte shumë i dobët.

Asnjë faull, asnjë ndërprerje në favorin tonë. Ishte një gjykim i keq, por Kroacia humbi dhe nuk kemi shumë të drejtë të komentojmë. Më vjen keq”. “Së pari, urime Portugalisë dhe i uroj suksese në vazhdim të turneut. Në pjesën e dytë e morëm kontrollin e lojës, krijuam shumë raste dhe, në fund, nuk e meritonim këtë rezultat”, përfundoi ai./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi