Ylli i Fenerbahces me fjalë të mëdha për Vedat Muriqin

0%

Mesfushori i Fenerbahces, Matteo Guendouzi, ka shprehur besim të plotë se Vedat Muriqi do të jetë një nga protagonistët kryesorë të skuadrës në sezonin e ri. Francezi vlerësoi lart cilësitë e sulmuesit kosovar, duke theksuar se mentaliteti i tij fitues do ta ndihmojë të ketë një sezon të suksesshëm me fanellën verdheblu.

Në një konferencë për shtyp, Guendouzi nuk i kurseu elozhet për bashkëlojtarin e tij, duke parashikuar se Muriqi do të jetë ndër golashënuesit më të mirë të ekipit. “ Më pëlqejnë lojtarët me mentalitet fituesi si Vedat Muriqi. Besoj se ai do të shënojë më shumë se 20 gola. Ai e bëri këtë në Spanjë”, deklaroi Guendouzi shkruajnë mediat turke.

Deklarata e mesfushorit francez vjen në një kohë kur pritshmëritë për Muriqin janë të mëdha pas rikthimit të tij te Fenerbahçe, ku pritet të jetë pika kryesore e repartit ofensiv. Megjithatë, fillimi i përgatitjeve për sezonin nuk ka qenë ideal për reprezentuesin e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi turk ka bërë të ditur se 32-vjeçari ka pësuar një çarje të pjesshme në pjesën e poshtme të kyçit të këmbës së djathtë gjatë një seance stërvitore. Si pasojë e këtij dëmtimi, Muriqi do ta humbasë përballjen ndaj Gornik Zabrze në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa stafi mjekësor po ndjek nga afër procesin e rikuperimit të tij.

Pavarësisht mungesës së përkohshme, optimizmi në kampin e Fenerbahçes mbetet i lartë. Besimi i shprehur publikisht nga Guendouzi tregon qartë se bashkëlojtarët e shohin Muriqin si një nga armët kryesore të skuadrës për sezonin 2026/27.

Burimi: Bota Sot