​Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi në ngjarje për nder të 250

0%

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Prania e tij në këtë ceremoni tërhoqi vëmendje, ndërsa fotografi nga eventi u publikuan në rrjetet sociale.

Një prej tyre u nda nga deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, i cili shfaqet në fotografi së bashku me Endrit Thaçin dhe disa kolegë të tjerë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve, partive politike, trupit diplomatik dhe personalitete të tjera të jetës publike, të cilët morën pjesë në kremtimin e përvjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot