Messi i dhuron fanellën Roberto Baggios

0%

Pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Lionel Messi pati një moment të veçantë me një nga legjendat e futbollit italian, Roberto Baggio. Në tribunat e stadiumit ndodhej edhe “Divin Codino”, i cili ka shprehur gjithmonë admirimin e tij të madh për Messin.

Në fund të ndeshjes, kapiteni argjentinas i dhuroi fanellën e tij Baggios, një gjest që emocionoi shumë ish-futbollistin italian. Vetëm disa ditë më parë, në një podcast brazilian, Baggio kishte deklaruar se për të Messi ishte futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, edhe përtej Diego Maradonës dhe Pelé-s. Miqësia mes dy numrave 10 nisi falë Pep Guardiolës.

Në vitin 2010, pas ndeshjes Barcelona-Arsenal, ku Messi shënoi katër gola, Guardiola organizoi takimin mes dy yjeve në dhomat e zhveshjes së Barcelonës. Që nga ai moment mes tyre lindi një miqësi e veçantë, që ka vazhduar ndër vite. Baggio, i cili prej më shumë se 30 vitesh viziton shpesh Argjentinën, ka qenë pranë Messit edhe në momente të rëndësishme të karrierës së tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ishte i pranishëm edhe në finalen e Botërorit në Katar, ku Argjentina u shpall kampione. Pas dhuratës, Roberto Baggio publikoi një mesazh emocionues në rrjetet sociale: “Faleminderit Leo për dhuratën, miku im”. Ishte një takim mes dy legjendave të futbollit botëror, të bashkuar nga respekti dhe pasioni për numrin magjik 10.

Burimi: Bota Sot