Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, në bazë të urdhëresës së Gjykatës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, arrestimi është kryer më 25 qershor, rreth orës , nga njësia për realizimin e urdhëresave.
Burimet bëjnë të ditur se F.K. kërkohej me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Fushë Kosovë, lidhur me veprën penale “Vjedhje”. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në Burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit prej 12 ditësh. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
