Shpërndaje në: Zvicra dhe Algjeria do të përballen në 1/16 e finales të Kupës së Botës, të premten në ora të mëngjesit, sipas kohës në Kosovë. Algjeria drejtohet nga ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq. Për përballjen e Zvicrës me Algjerinë ka folur ish-mesfushori i Zvicrës, Blerim Xhemaili. Xhemaili ka punuar nën urdhrat e Petkoviqit.
Pothuajse gjysmën e 69 ndeshjeve me Zvicrën, Xhemaili i ka nën drejtimin e Petkoviqit. “Ai më besoi menjëherë kur mori drejtimin e ekipit. Më kishte munguar kjo për vite me radhë nën drejtimin e Ottmar Hitzfelit”, ka thënë Xhemaili, i cili është angazhuar si ekspert nga Blick. Xhemaili nuk ishte shqiptari i vetëm i Zvicrës nën urdhrat e Petkoviqit.
Rol të rëndësishëm kishte edhe kapiteni aktual i Zvicrës, Granit Xhaka. Xhemaili thotë se Petkoviq dhe Xhaka kishin marrëdhënie të shkëlqyer. “Ata gjithmonë kishin një marrëdhënie të shkëlqyer. Graniti ndjeu se me Petkoviqin, për herë të parë, kishte ardhur një trajner i cili jo vetëm i dha besim të plotë, por edhe e aktivizoi në pozicionin e tij ideal.
Kjo e frymëzoi më tej Granitin – si lojtar dhe si lider”, ka thënë Xhemaili. Xhemaili ka thënë se Petkoviqi “nuk e pret me padurim përballjen me Zvicrën”.
