Vuçiq kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije në Slloveni

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar kundër vendimit të një gjykate në Slloveni, e cila e ka dënuar kreun e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), patriarkun Porfirije, me katër muaj burgim me kusht. Kisha Ortodokse Serbe e ka cilësuar vendimin si “skandaloz”, ndërsa nuk ka bërë të ditur konkretisht veprën për të cilën është shpallur fajtor patriarku.

Sipas Radiotelevizionit të Sllovenisë, në mars Prokuroria Themelore e Lubjanës kishte ngritur aktakuzë ndaj Porfirijes për keqtrajtim të një prifti në vendin e punës, raporton nova.rs.

Vuçiq deklaroi se patriarku serb është dënuar “për diçka që nuk e ka bërë kurrë”, duke e interpretuar vendimin si një tregues të qëndrimit ndaj Kishës Ortodokse Serbe, të cilën ai e cilësoi si një nga shtyllat kryesore të shoqërisë serbe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Patriarku Porfirije mund të jetë krenar edhe me këtë vendim, sepse ai tregon rëndësinë që ka për popullin serb dhe qëndrimin e atyre që nuk e duan atë popull”, tha Vuçiq gjatë një vizite në punimet për ndërtimin e një segmenti rrugor pranë Leskovcit.

Sipas presidentit serb, ky vendim mund ta paraqesë Porfirijen si viktimë dhe martir në sytë e mbështetësve të tij, duke i dhënë atij edhe më shumë mbështetje nga besimtarët dhe opinioni publik serb. Porfirije ka drejtuar Mitropolinë e Zagrebit dhe Lubjanës të Kishës Ortodokse Serbe nga viti 2014 deri në vitin 2021, kur u zgjodh patriark i Kishës Ortodokse Serbe.

Burimi: Telegrafi