Një kosovar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën të dielën në mbrëmje në lagjen Kvarngärdet të Uppsala-s të Suedisë Policia suedeze njoftoi se një burrë rreth të 20-ave u gjet i vdekur pas raportimeve për të shtëna rreth orës .
Në lidhje me rastin është hapur hetim për vrasje, ndërsa një i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim me vendim të prokurorit. Sipas familjarëve, viktima është i riu kosovar Gent Maksutaj. Mediat raportojnë se ai dyshohet të ketë qenë kalimtar rasti gjatë një përleshjeje mes grupeve kriminale.
Autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
