Lumbardh Dellova zyrtarizohet si lojtari më i ri i klubit turk

0%

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, duke u transferuar te skuadra turke Amedspor. Klubi turk ka siguruar shërbimet e 27-vjeçarit nga CSKA Sofia, ndërsa palët kanë nënshkruar një kontratë me vlefshmëri trevjeçare.

Dellova largohet nga futbolli bullgar pas dy sezonesh të kaluara me fanellën e CSKA Sofias, ku u paraqit rregullisht dhe u shndërrua në një nga mbrojtësit më të besueshëm të skuadrës. Te Amedspor, reprezentuesi kosovar do të ketë mundësinë të punojë nën drejtimin e trajnerit Besnik Hasi, ndërsa pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të repartit defensiv të skuadrës.

Klubi nga Turqia do të garojë në Superligën turke në sezonin 2026/27, pasi siguroi promovimin në elitën e futbollit turk. Dellova nuk do të jetë i vetmi futbollist kosovar në Amedspor. Në këtë skuadër aktivizohen edhe Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani, duke e bërë klubin një nga ekipet me përfaqësimin më të madh të futbollistëve nga Kosova në kampionatin turk.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Para aventurës në Bullgari, Dellova ishte pjesë e Ballkanit, Prishtinës, Hajdukut të Splitit dhe Lirisë, ndërsa me Kombëtaren e Kosovës ka regjistruar 23 paraqitje dhe ka realizuar tre gola./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi