Vozitën në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar-Tetovë, shoqërohen në polici dy persona

0%

Dy shoferë janë ndaluar nga policia për drejtim të automjeteve në drejtim të kundërt në autostradën Gostivar-Tetovë, njoftoi SPB Tetovë. Rasti i parë u regjistrua dje rreth orës të mëngjesit. “Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Tetovë e privuan nga liria V.M. (30) nga fsh.

Bogovinë, për shkak se me automjetin transportues ‘Mercedes” me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt nga drejtimi i lejuar i lëvizjes”, njoftuan nga SPB Tetovë. Një orë më vonë, në orën , në rrugën Gostivar–Tetovë, te pikëpagesa rrugore e Tetovës, nëpunës policorë e privuan nga liria edhe M.D. (55) nga fsh.

Falish, për shkak se me automjetin transportues ,,Folksvagen” me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt nga drejtimi i lejuar i lëvizjes. Të dy janë shoqëruar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot