Kombëtarja U18 e Kosovës në volejboll pas ndeshjes hapëse, rikthehet sot në parket për sfidën e dytë në Kampionatin Ballkanik. “Dardanet” do të përballen me një nga ekipet më të fortë të turneut, Turqia U18. Ndërkohë, Kosova e ka nisur me humbje paraqitjen në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Podgoricë. Në ndeshjen hapëse të turneut, u mposht nga Rumania me rezultat 0-3.
Megjithatë, djemtë e kombëtares janë të vendosur të japin maksimumin dhe të luftojnë për çdo pikë, duke synuar një paraqitje sa më të mirë në vazhdim të kampionatit. Përballja do të zhvillohet sot, kur nga ora Kosova do të përballet me Turqinë, në ndeshjen e dytë të Kampionatit Ballkanik U18.
