Vlorë: 50-vjeçari qëllohet me armë zjarri pranë derës së banesës

0%

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pas mesnate në Vorë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës , në fshatin Bërxullë. Viktima, shtetasi me inicialet Edmond Sula alias Ali Sula, rreth 50 vjeç, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në derën e banesës së tij.

Në vendngjarje ka mbërritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e krimit, si dhe për sigurimin e provave që do të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po zhvillojnë kontrolle intensive në zonë, në kuadër të operacionit për lokalizimin dhe arrestimin e autorëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com