Vjedhje brenda spitalit në Mitrovicën e Veriut: Pacientes ia marrin

0%

Një rast vjedhjeje është raportuar të premten në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku një paciente dyshohet se mbeti pa kuletën me para, dokumente personale dhe kartelë bankare derisa ishte në kontroll mjekësor, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është V.S., rreth 63-vjeçare, e cila kishte shkuar bashkë me bashkëshortin në repartin e Psikiatrisë.

Sipas kallëzimit të saj, derisa ndodhej në kontroll te mjeku, kishte lënë çantën e dorës në korridor. Kur është kthyer, ka vërejtur se nga çanta i ishte vjedhur portofoli. Në portofol, sipas saj, ndodheshin rreth 5 mijë dinarë serbë, letërnjoftimi i Republikës së Kosovës, letërnjoftimi i Serbisë, si dhe një kartelë bankare e Postanska Štedionica.

Policia ka intervistuar viktimën dhe bashkëshortin e saj, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vjedhje”. Hetimet për identifikimin e autorit janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com