Protesta qytetare për largimin e kryeministrit Edi Rama ka hyrë sot në ditën e saj të 39-të, ndërsa edhe sot mijëra qytetare do të mblidhen përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe një ndryshim të klasës politike në vend. Qytetarët shprehën se protesta është e pavarur dhe organizohet nga qytetarë të thjeshtë, pa mbështetjen e partive politike.
Ata theksuan se do të vazhdojnë të dalin çdo ditë në shesh deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit akuzojnë për mungesë transparence, korrupsion dhe shpërfillje të interesit publik. Sipas tyre, vendi ka nevojë për një fillim të ri politik, që të mos përfaqësohet më nga figura që kanë dominuar jetën politike shqiptare prej vitesh.
“Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Shqipëri e re”, janë disa nga thirrjet që qytetarët përsërisin çdo ditë.
