Shpërndaje në: Një person ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Nga viktima është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit pistoletë me gjashtë copë fishekë.
Gjithashtu njoftohet se i është gjetur edhe një sasi substance narkotike e llojit marihuanë. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK për shkak të dyshimit se nga pakujdesia është vetë-plagosur me armë zjarri pistoletë.
Nga viktima, tani i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar arma-pistoletë me gjashtë copë fishekë një predhë e shkrepur dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana”, thuhet në njoftimin e policisë. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është cilësuar si “Posedim i paautorizuar i armës” dhe “Posedim i substancave narkotike”.
