Vetaksident në Istog: Vetura godet shtyllën elektrike, një i lënduar

0%

Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Gurrakoc të Istog. Një person ka pësuar lëndime, kur ai me veturën e tipit Mercedes e ka goditur një shtyllë elektrike. Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. “Rreth orës policia ka pranuar informatën se në fshatin Gurrakoc ka ndodhur një vetaksident.

Një veturë e ka goditur shtyllën elektrike, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore. Është dërguar për trajtim në Emergjencë”, deklaroi Gashi. “Në vendin e ngjarjes ka dalur policia bashkë me hetuesit e aksidenteve të cilët po e hetojnë rastin”, s htoi ai.

Burimi: Bota Sot