Veprimi i çuditshëm i Elangas

0%

Shpërndaje në: Suedia e siguroi vendin në fazën nokaut për herën e tetë në histori pas barazimit 1:1 me Japoninë. Por, shënuesi i golit për Suedinë, Anthony Elanga, u pa i befasuar pas ndeshjes. Elanga e shënoi golin e dytë në turne. Suedisë i mjaftoi një pikë për të avancuar si njëra prej përfaqësueseve më të mira të pozitës së tretë. “Unë bërtisja, ejani mund të bëjmë më shumë.

Jam krenar që avancuam, nuk e dija këtë në fund”, deklaroi Elanga. Pas ndeshjes për këtë kanë folur edhe sulmuesi Alexander Isak dhe përzgjedhësi Graham Potter. Isak ka thënë se ai ishte i frustruar në fund të ndeshjes, ndërsa Potter theksoi se kjo është gjë pozitive. “Kjo shpjegon disa gjëra. Nuk kemi mundur të ishim më të qartë se kaq. Zoti e ruajtë!

E dua”, deklaroi Potter duke qeshur për këtë situatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha