Vendos të ardhmen e Armando Brojës

0%

Niki Hajen u prezantua si trajner i ri i Bërnlit. Dje mori fund pritja prej 71 ditësh për klubin anglez, që po kërkonte pasuesin e Skot Parker. Përfundimisht u zgjodh 45-vjeçari nga Belgjika. “Çfarë mund t’u them tifozëve është si skuadra ime luan. Ne qarkullojmë topin, bëjmë presing me qëllim, dhe u besojmë lojtarëve të rinj me minuta, jo thjesht një vend në pankinë.

Me të vërtetë po pres të punoj me skuadrën në Amerikë në përgatitjet para sezonit. Puna e vështirë fillon atje”, u shpreh Hajen në fjalët e para. Hajern ka firmosur kontratë 3-vjeçare, ndërsa Genk përfitoi 1 milion euro për ta lënë të lirë. Tashmë nis epoka e re me synimin për t’u rikthyer në elitën e futbollit anglez. E ardhmja e Armando Brojës është në dyshim.

Deri tani duket jashtë planeve. Trajneri Hajen do jetë ai që do thotë fjalën përfundimtare në Amerikë ku edhe Broja është me pjesën tjetër të skuadrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot