Shpërndaje në: Legjenda e Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, ka bërë një parashikim befasues për duelin mes Zvicrës dhe Argjentinës. Ish-fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014 beson se Zvicra mund ta mposhtë kampionen në fuqi dhe ka parashikuar një fitore 2:1 për helvetikët.
Ai e vlerëson shumë ekipin zviceran, duke thënë se është një skuadër shumë e bashkuar dhe se lojtarët luajnë si një grup i vetëm. Sipas tij, forca kryesore e Zvicrës është harmonia në ekip, organizimi dhe puna kolektive, jo vetëm individët. “Ndoshta për disa mund të jetë befasi, por unë besoj se Zvicra do të fitojë 2:1. Ka shumë pak skuadra që kanë një harmoni të tillë.
Sa herë që zbresin në fushë, duken si një ekip i vetëm. Zvicra po bënë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë 41-vjeçari, shkruan të shtunën “Blick”. Zvicra nga ora 3 e mëngjesit të së dielës do të përballet me Argjentinën në çerekfinale.
