Vendim i papritur i irlandezëve për ndeshjen me Izraelin, zgjedhin

0%

Shpërndaje në: Irlanda ka vendosur ta organizojë në vend neutral ndeshjen si vendase ndaj Izraelit. Dhe, befasisht, ka zgjedhur Serbinë. Kjo u bë e ditur të hënën nga Federata e Futbollit e Irlandës. Nga frika e incidenteve, për shkak të qëndrimit pro-Palestinë në Irlandë, federata e këtij vendi ka vendosur të mos e pres Izraelin në territorin e saj.

Ndeshja i takon Ligës së Kombeve, ndërsa në grup janë edhe Kosova e Austria. Ndshja Irlandë – Izrael do të zhvillohet në Baçka Topola të Serbisë më 4 tetor. Nuk do të lejohen shikues, ndërsa tashmë irlandezët kanë marrë lejen e UEFA-s. Izraeli më 1 tetor e pret Kosovën, ndërsa ndeshja është vendosur të zhvillohet në Debrecen të Hungarisë.

Edhe me Irlandën, Izraeli si vendas do të luajë në Hungari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha