Vdes pacienti 66 vjeçar në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nis

0%

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, ku ishte i shtrirë dhe po trajtohej nën kujdesin e stafit mjekësor, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është R. K. rreth 66-vjeçar .

Sipas informacioneve, rreth orës , Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan është njoftuar se pacienti, pasi kishte marrë terapinë e rregullt, kishte pësuar përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore gjatë mbrëmjes dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, kishte ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar në vend nga ekipi mjekësor i Qendrës së Shëndetit Mendor.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML). Me urdhër të Prokurores së Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com