Vazhdon ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Basha: Po e lidhim veriun me jugun

0%

Po vazhdon realizimi i projektit për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër, një investim që sipas përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje synon të forcojë lidhjen mes qytetarëve dhe të nxisë zhvillimin ekonomik në të dy anët e lumit.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha ka bërë të ditur se punimet në këtë projekt po avancojnë dhe se infrastruktura e re do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe integrimit mes veriut dhe jugut të vendit. “Ura e tretë mbi lumin Ibër po realizohet, duke forcuar lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe mundësinë e zhvillimit të ekonomisë në të dy anët e lumit.

Punët tona po e lidhin edhe më shumë veriun me jugun”, ka deklaruar ai. Sipas tij, debati politik rreth veriut tashmë nuk është nëse Kosova po ndahet, por se sa po afrohen pjesët e saj përmes projekteve infrastrukturore. Basha ka theksuar se qeveria do të vazhdojë me projekte të ngjashme që synojnë, siç u shpreh, zhvillimin dhe integrimin e plotë të territorit të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi