Trajneri i Ganës, Carlos Queiroz kritikon ashpër formatin e ri me 48 skuadra të Botërorit të futbollit edhe pse skuadra e tij pati mundësinë që të kualifikohet në raundin e 1/16 të finaleve si skuadër e vendit të tretë në grup pikërisht falë kësaj formule të re. ‘Numri i skuadrave që mund të kualifikohen për këtë kompeticion e bën atë të zakonshëm.
Kështu që unë kam dyshime që Botërori do të mbetet diçka e rrallë-tha Queiroz në konferencën për shtyp pas ndeshjes-por ky është vetëm opinioni im’.
Duhet vënë në dukje se trajneri portugez është një ekspert i Botërorëve; për Queiroz, që tani është në stolin e Ganës, ky është botërori i 6 në karrierë pas atyre të 2002 me Afrikën e Jugut, 2010 me Portugalinë dhe të 2014, 2018 dhe 2022 me Iranin.
Më pas Quieroz kritikoi edhe formatin e kualifikueseve. ‘Tashmë në Amerikën Latine, konsiderohet diçka e jashtëzakonshme moskualifikimi në botëror-tha luzitani duke iu referuar faktit që 6 nga 10 skuadrat e kontinentit kanë prerë biletën për në evenimentin madhor, ndërkohë që një skuadër e 7(Bolivia) luajti një shans të dytë me playoffin ndërkontinental) Më pas trajneri i kombëtares Ganeze bëri një komentoi edhe Evropën duke përmendur apo nënkuptuar në mënyrë indirekte edhe Italinë. ‘Kush nuk u kualifikua në Evropë?
Turneu i kualifikueseve nis dhe e humbet domëthenien e tij nëse të gjitha kualifikohen-shtoi Queiroz-kualifikueset duhet të jenë diçka serioze, e vështirë dhe shumë kompetitive. Botërori duhet të jetë diçka me kuptim, diçka e rrallë. Por ju e dini, tani janë paratë që flasin në këtë sport’.
