KRU “Drini i Bardhë” ka njoftuar se është duke vazhduar largimi i deponive ilegale në fshatin Cërcë të Istogut. Sipas njoftimit, ky aksion po realizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me KRU “Drini i Bardhë”, i cili synon përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe krijimin e një ambienti më të pastër për qytetarët.
Ekipet janë në terren duke punuar me përkushtim dhe pa ndërprerje, për realizimin e këtij aksioni dhe mbrojtjen e mjedisit. “Njëkohësisht, u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike dhe të shmangin krijimin e deponive ilegale.
Ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët dhe vetëm me bashkëpunimin e secilit mund të kemi një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë”, thuhet tutje në njoftim.
