Mesazhi i Erdogan në Samitin e NATO-s: Evropa të mos ndërmarrë hapa

0%

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje aleatëve evropianë të shmangin çdo veprim që mund të dobësojë unitetin e NATO-s dhe marrëdhëniet transatlantike. Në fjalën hapëse të punimeve të Samitit të NATO-s, Erdogan theksoi se, tani që vendet evropiane kanë nisur të marrin më shumë përgjegjësi brenda aleancës, është thelbësore të ruhet integriteti i NATO-s.

“Tani që aleatët evropianë kanë filluar procesin e marrjes së më shumë përgjegjësive brenda NATO-s, është e nevojshme të mos ndërmerren veprime që dobësojnë integritetin e aleancës dhe marrëdhëniet transatlantike ”, deklaroi ai.

Presidenti turk iu drejtua veçanërisht vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke theksuar se përpjekjet e BE-së në fushën e sigurisë duhet të jenë në koordinim me NATO-n dhe jo të krijojnë struktura paralele. “Dëshiroj t’u drejtohem veçanërisht aleatëve tanë që janë anëtarë të Bashkimit Evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përfitimi maksimal nga përpjekjet e BE-së në fushën e sigurisë mund të arrihet vetëm duke shmangur dublikimet e panevojshme me NATO-n dhe pa përjashtuar aleatët që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropi an”, u shpreh Erdogan.

Burimi: Bota Sot