Vazhdon faza nokaut e Botërorit, Gjermania presion ndaj Paraguajit

0%

Ka nisur ndeshja e tretë e fazës nokaut të Kupës së Botës 2026, ku përballë njëra-tjetrës janë Gjermania dhe Paraguaji. Takimi po zhvillohet në Foxborough, ndërsa minutat e para janë dominuar nga kombëtarja gjermane. “Pancerët” e kanë nisur më mirë ndeshjen, duke mbajtur më shumë topin në zotërim dhe duke ushtruar presion ndaj mbrojtjes së Paraguajit.

Më herët gjatë ditës, Brazili e ka siguruar kalimin në raundin tjetër, pasi e ka mposhtur Japoninë me rezultat 2:1. Ndërkohë, të dielën edhe Kanadaja e ka siguruar kualifikimin falë fitores minimale 1:0 ndaj Afrikës së Jugut.

Burimi: Bota Sot