Shpërndaje në: Policia e Kosovës bashkë me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe të mërkurën po vazhdojnë kërkimet për një person rreth 25-vjeçar që dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës. Gjatë ditës së djeshme (e martë), Policia njoftoi se dyshohet për një person që ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më nuk ka dalë. Që nga dje, kërkimet kanë vazhduar, por pa rezultat.
Burimi:
Koha
