Varroset ish-lideri iranian, Ali Khamenei

0%

Ajatollah Ali Khamenei i Iranit është varrosur në qytetin e tij të lindjes, Mashhad, në verilindje të vendit, pas disa ditësh përkujtimesh dhe ceremonish mortore në Iran dhe Irak, duke i dhënë fund disa ditëve zie. Lutja e fundit u mbajt në oborrin e tempullit të Imam Rezasë në Mashhad. Ajo u drejtua nga djali më i madh i të ndjerit Ajatollah Sejjid Mostafa Khamenei.

Ali Khamenei u vra së bashku me disa anëtarë të familjes së tij më 28 shkurt, ditën kur SHBA-të dhe Izraeli filluan luftën kundër Iranit. Midis të vdekurve ishin gruaja e udhëheqësit të ri, Ajatollah Seyed Mojtaba Khamenei, dhëndri i udhëheqësit të ndjerë, vajza dhe mbesa e tij.

Djali i Khameneit, Mojtaba, mori detyrën si udhëheqës suprem, por nuk është shfaqur në publik që atëherë dhe as nuk ka marrë pjesë në ceremonitë mortore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi