Vapa

0%

Populli, nën hije të një kumbulle të tharë, pret reshjet si pensionisti pagën e parë. Në Tiranë protesta, në Prishtinë debate, dikush kërkon zgjedhje, dikush mandate. Në studio televizive, kravatat me lara, analistët piqen si specat në ara. Inflacioni fryhet si kulaçi e bakllavaja, çmimet vallëzojnë si nipat te daja.

Ndërkohë, meteorologu del me nxitim: “Nesër priten reshje madje dhe freskim!” Populli gëzohet, hap dritare me kënaqësi, Por reshja vjen me tre pika shi, sa për të bërë një fotografi. Prandaj rrimë e qeshim, se ç’të bëjmë tjetër, në këtë teatër me skenar të vjetër. Politika zien poshtë, qielli digjet lart, e populli, si gjithmonë, pret një ditë me fat!

Burimi: Bota Sot