Cristian Shiba është futbollisti më i ri i Vorës. Është vetë klubi vorak që e ka njoftuar afrimin e 25-vjeçarit përmes një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan se “pritjes i erdhi fundi”. Edhe pse në pamje të parë, fotoja prezanton një dorë që nënshkruan një kontratë, detaji që zbulon identitetin e futbollistit është pikërisht iniciali C.SH.
Qendërmbrojtësi shtatlartë vjen nga Italia, aty ku ka luajtur për San Marino Calcio dhe një lëvizje e tillë shihet me shumë potencial në repartin defensiv. Shiba është pjesë edhe e Kombëtares U-19, ku është aktivizuar në vetëm 8 ndeshje. Sa i përket, klubeve të tij të mëparshme, spikasin skuadra si Suditrol, Arzignano, Taranto, Recanatese, Pontedera, Ravenna si dhe moshat e Sassuolos.
Kujtojmë se klubi i Superiores, njoftoi dhe transferimin e Briajan Gjylës, ndërsa më herët ka komunikuar blerjen e Ersildjo Asllanajt dhe një sërë rinovimesh brenda kampit “blu”.
