Zgjedhja e Dean Huijsen për të përfaqësuar Spanjën, pasi kishte kaluar të gjitha kategoritë e moshave me Holandën, shkaktoi shumë debat në kampin e “Tulipanëve”. Megjithatë, ndërsa Huijsen mbeti jashtë listës së Spanjës për Kupën e Botës, Jean Paul Van Hecke po shfrytëzon maksimalisht rastin e tij.
Qendërmbrojtësi 26-vjeçar po formon një dyshe të shkëlqyer në qendër të mbrojtjes së Holandës përkrah Virgil van Dijk dhe deri tani ka qenë një nga mbrojtësit më të spikatur të turneut. Van Hecke, i cili gjatë kësaj vere u transferua nga Brighton te Tottenhami, po konfirmon se investimi i klubit londinez ishte i qëlluar.
Ai u zhvillua nën drejtimin e Roberto De Zerbit te Brighton, ku u shndërrua në një nga shtyllat e ekipit. “Jam shumë i lumtur që punoj sërish me të. Është një mbrojtës i fortë dhe inteligjent, i guximshëm me topin në këmbë dhe me shumë personalitet. Këto janë cilësi shumë të rëndësishme për mënyrën se si dua të luajë ekipi im”, kishte deklaruar De Zerbi pas transferimit të tij.
Mbrojtësi më i mirë me topin në këmbë Van Hecke nuk dallohet vetëm për sigurinë në mbrojtje, por edhe për aftësinë e tij në ndërtimin e lojës. Ai është shumë i qetë me topin, thyen linjat e presionit me pasime vertikale dhe nuk heziton të dalë përpara për të ndihmuar sulmin. Statistikat e sezonit të kaluar në Ligën Premier e konfirmojnë këtë.
Ai ishte i katërti ndër qendërmbrojtësit për pasimet progresive (5.08 për ndeshje), i gjashti për pasimet e gjata të sakta (4.33) dhe i pari për driblimet që thyejnë linjat e kundërshtarit. Edhe trajneri Ronald Koeman e vlerëson shumë këtë aspekt të lojës së tij. “Kur ke kaq shumë qendërmbrojtës cilësorë, ndonjëherë zgjedhja bëhet nga detajet.
Sot posedimi i topit është shumë i rëndësishëm dhe Van Hecke është më i miri me topin në këmbë”, deklaroi Koeman. Goli i parë me Holandën Në fitoren 3-1 ndaj Tunizisë, Van Hecke zhvilloi një tjetër paraqitje të shkëlqyer dhe e kurorëzoi atë me golin e tij të parë me fanellën e Holandës, duke shënuar pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Tijjani Reijnders.
Pas ndeshjes, mbrojtësi nuk e fshehu entuziazmin. “Këto janë ndeshjet që dëshiron të luash. Pikërisht për këto momente ëndërron të marrësh pjesë në Kupën e Botës”, u shpreh ai. Statistika mbresëlënëse Deri tani në Kupën e Botës, Van Hecke është një nga mbrojtësit më dominues të turneut.
Ai kryeson për numrin e prekjeve të topit (145), pasimeve të sakta (130 nga 134), pasimeve në të tretën sulmuese (39), ndërsa ka regjistruar edhe shtatë rikuperime dhe katër largime të topit. Shumë në Holandë pyesin se si do të dukej mbrojtja e ekipit nëse Dean Huijsen do të kishte zgjedhur fanellën portokalli.
Por me paraqitjet që po bën Jean Paul Van Hecke, kjo pyetje po bëhet gjithnjë e më pak e rëndësishme. WHAT A PERFORMANCE. 😳🔥 Against Tunisia, Jan Paul van Hecke’s registered 145 touches – the most of ANY player in a single game at the 2026 World Cup. He completed 130 of his 134 passes – the most of ANY player in a single game at the 2026 World Cup.
And he made 39 passes into… pic.twitter.com/RV0iDY9MUu — Squawka (@Squawka) June 26, 2026 Tashmë Holanda përgatitet për sfidën e fazës së 1/16-tës ndaj Marokut, ku Van Hecke dhe Van Dijk do të kenë një tjetër provë të madhe. “Mendoj se skuadra është gati”, ka deklaruar mbrojtësi holandez para ndeshjes.
