Sllovenia do të tërheq njohjen e Palestinës, planifikon hapjen e ambasadës në Jerusalem

0%

Kryeministri slloven, Janez Jansa, njoftoi një ndryshim në politikën e jashtme të vendit, në një intervistë me gazetën izraelite Israel Hayom. Ai premtoi të ngrijë ose të tërheqë njohjen e Palestinës, dhe të zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, raportojnë mediat sllovene.

Jansha kritikoi vendimin e qeverisë së mëparshme për të njohur shtetin palestinez, duke e quajtur atë të paligjshëm. “Qeveria e krahut të majtë që ishte në pushtet në Slloveni vitet e fundit e njohu shtetin palestinez kundër ligjeve sllovene. Ne do ta respektojmë ligjin dhe do ta ngrijmë vendimin e tyre të paligjshëm”, tha Jansha .

“Ne e vendosëm këtë si kusht për të hyrë në koalicion dhe të gjithë ranë dakord për këtë”, shtoi ai. Sllovenia e njohu zyrtarisht Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran më . Parlamenti slloven votoi për ta njohur atë pasi qeveria e kryeministrit Robert Golob e paraqiti vendimin për procedurë si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një nga planet kryesore të qeverisë së re është zhvendosja e ambasadës sllovene në Jerusalem. Kjo do ta bënte Slloveninë anëtaren e parë të Bashkimit Evropian që bën një veprim të tillë. Vetëm disa vende kanë aktualisht ambasada në Jerusalem: SHBA-ja, Kosova, Guatemala, Hondurasi, Paraguai dhe Papua Guinea e Re.

Burimi: Bota Sot