Van der Poel spektakolar, fiton në Ussel! Pogaçar mban fanellën e

0%

Mathieu Van der Poel fitoi etapën e nëntë të “Tour de France 2026”, një itinerar prej 155 kilometrash nga Malemort në Ussel. Fillimisht etapa ishte planifikuar të ishte 185 kilometra, por organizatorët e shkurtuan për shkak të vapës ekstreme që prej javësh ka përfshirë Francën. Etapa ishte shumë dinamike dhe spektakolare.

Arratisja e ditës u formua me vështirësi, pasi pati shumë tentativa derisa u shkëput një grup i fortë çiklistësh që luftuan për fitoren. Pelotoni u përpoq t’i kapte, fillimisht falë punës së UAE Emirates të Tadej Pogaçarit, i cili vazhdon të mbajë fanellën e verdhë, e më pas edhe nga Netcompany-Ineos, por pa sukses.

Në sprintin final në ngjitjen e lehtë drejt Usselit, Van der Poel tregoi klas të jashtëzakonshme dhe triumfoi para norvegjezit Tobias Halland Johannessen (Uno-X), britanikut Tom Pidcock (Pinarello) dhe francezit Alex Baudin. Pas fitores, holandezi 31-vjeçar i Alpecin-Premier Tech festoi duke përqafuar partneren e tij Roxanne Bertels.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo ishte fitorja e 61-të sezonale për Van der Poel, pas triumfeve në Het Nieuwsblad, Harelbeke dhe dy etapave të Tirreno-Adriatico. Suksesi i tij i jep një shtysë të madhe edhe skuadrës Alpecin-Premier Tech, e cila ishte zhgënjyer në javën e parë pasi sprinteri Jasper Philipsen nuk kishte arritur të fitonte asnjë etapë.

Pas katër çiklistëve që luftuan për fitoren, vendin e pestë e zuri italiani Filippo Ganna, vetëm gjashtë sekonda prapa fituesit, duke dhënë sinjale të mira për pjesën e mbetur të garës. Pas tij u rendit Mads Pedersen. Të hënën, më 13 korrik, “Tour de France” do të ketë ditën e parë të pushimit.

Në renditjen e përgjithshme, Tadej Pogaçar kryeson me 2 minuta e 42 sekonda avantazh ndaj Jonas Vingegaardit. Pas tyre renditen Isaac Del Toro, Remco Evenepoel dhe Juan Ayuso.

Gara do të vazhdojë të martën me etapën e dhjetë nga Aurillac në Le Lioran, me gjatësi 166 kilometra dhe rreth 3.800 metra ngjitje, ndërsa edicioni i 113-të i “Tour de France” do të përfundojë më 26 korrik në Paris, në Champs-Élysées. Etapa e 9-të 1. Mathieu Van Der Poel (Alpecin-Premier Tech) 03h 27′ 51” -B : 10 2. Tobias Halland Johannessen (Uno-X Mobility) 03h 27′ 51′-B : 6′ 3.

Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 Pro Cycling Team) 03h 27′ 51”-B : 4 4, Alex Baudin (EF Education – Easypost) 03h 27′ 51 5. Filippo Ganna (Netcompany Ineos Cycling Team) 03h 27′ 57′ + 00h 00′ 06 6. Mads Pedersen (LIDL-TREK) + 00h 00′ 06 7. Michael Matthews (Team Jayco Alula) + 00h 00′ 06 8. Nicolas Breuillard (Totalenergies) + 00h 00′ 06 9. Jordan Jegat (Totalenergies) + 00h 00′ 06 10.

Sean Quinn (Ef Education – Easypost) + 00h 00′ 06 Renditja e përgjithshme 1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 32h 17′ 04” 2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 02′ 42” 3. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG( + 00h 03′ 27 4. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 03′ 30” 5. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 03′ 34” 6.

Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 03′ 55 7. Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 04′ 00” 8. Lenny MArtinez (Bahrain Victorious) + 00h 04′ 21 9. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 04′ 57” 10. Egan Bernal (Netcompany Ineos Cycling Team) + 00h 09′ 12”

Burimi: Bota Sot