“Vallëzimi i fundit” për Ronaldon, Spanja eliminon Portugalinë

0%

Cristiano Ronaldo ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në një Kampionat Botëror. Spanja ka arritur ta mposht minimalisht 0:1 Portugalinë në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Ishte ndeshje me pak raste shënimi, kurse momenti vendimtar erdhi në minutat shtesë, shkruan Gazeta Express. Ishte Mikel Merino i cili shënoi pas asistimit të bukur nga Ferran Torres.

Kësisoj, Spanja avancon tutje, ku do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes SHBA – Belgjikë. Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo, në moshën 41 vjeçare e mbyll me Botërore pasi mori pjesë për gjashtë herë rekord, duke shënuar në secilin prej tyre.

Burimi: Bota Sot