Valbona Gjinovci, bashkëshortja e të ndjerit Izet Gjinovci, ish-sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka uruar gazetën kombëtare “Bota sot” me rastin e 31-vjetorit të themelimit të saj.
Në urimin e saj, ajo ka vlerësuar lart kontributin e gazetës ndër vite, duke theksuar se “Bota sot” ka qenë një zë i fuqishëm i informimit të drejtë dhe i mbrojtjes së vlerave sportive.
Valbona Gjinovci ka shprehur mirënjohje edhe për gazetarin sportiv Kemajl Goca, për të cilin është shprehur se është zëri i gazetarisë së ndershme/ Ajo gjithashtu kujtoi me respekt bashkëshortin e saj të ndjerë, Izet Gjinovci, duke theksuar se ai ia kushtoi jetën zhvillimit të hendbollit në Kosovë.
Sipas saj, ajo pati privilegjin të ishte krah i tij jo vetëm në jetën familjare, por edhe në angazhimin e përbashkët për sportin, duke dhënë edhe vetë një kontribut të çmuar në avancimin e hendbollit të Kosovës.
“Me rastin e përvjetorit të gazetës “Bota sot” shpreh urimet me të përzemërta për të gjithë redaksinë, duke ju uruar suksese të vazhdueshme në misionin tuaj, për informim të drejtë, të paanshëm në shërbim të qytetarëve. Një mirënjohje e veçantë shkon për gazetarin me guxim, profesionalizëm e përkushtim z Kemajl Goca.
Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në mbrojtjen e së vërtetës, denoncimin e padrejtësive në të gjitha fushat e sportit e më gjerë. Kemajli është padyshim zëri i gazetarisë së ndershme, një shtyllë e rëndësishme e demokracisë. Puna juaj është dëshmi që e vërteta gjithmonë meriton të mbrohet.
Sikur Izet Gjinovci të ishte mes nesh do të uronte me me detaje por ai është lart dhe me siguri gëzohet për sukseset tuaja. I nderuar z Kemajl vlerësimi dhe respekti i qytetarëve qofshin shpërblimi juaj më i madh për punën tuaj të palodhur.
Respekt për çdo artikull kritik apo jo kritik, pasqyrim të çdo eventi sportiv ,ti ke qenë përherë aty, një dorë e fortë për hendbollin e të gjithë sporteve në pergjithësi. Komentet tuaja pikante kanë ngjallur diskutime, polemika, dhe ke dhënë shembullin e një gazetari profesionist. Urime e suksese”, thotë Valbona Gjinovci.
