Vala e të nxehtit në Gjermani, regjistrohen mbi 5,000 të vdekur në

0%

Mbi 5,000 vdekje janë regjistruar në Gjermani këtë vit, që janë shkaktuar nga vala e të nxehtit. Kështu deklaroi Instituti Robert Koch, duke vënë në dukje se vendi është në një “fazë tranzicioni” me valë të nxehti gjithnjë e më të shpeshta. Sipas RKI-së, 5,120 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i vitit në incidente që i atribuohen temperaturave veçanërisht të larta.

Vetëm në javën nga 22 deri më 28 qershor, u regjistruan 4,310 vdekje të lidhura me nxehtësinë, ndërsa javën e kaluar u raportuan 800 vdekje në të njëjtin kontekst. “Gjermania është aktualisht në një fazë tranzicioni. Fakti që valët e të nxehtit ndodhin shpesh nuk është asgjë e re.

As ndërtesat dhe as zakonet tona nuk janë përshtatur ende siç duhet dhe po i shohim efektet në shifrat e vdekjeve”, tha studiuesi i RKI-së, Matthias an der Heiden, duke vënë në dukje se ndërsa ka raste të goditjes nga nxehtësia që çojnë në vdekje, në shumicën e rasteve shkaku është një kombinim i sëmundjeve para-ekzistuese dhe ekspozimit ndaj nxehtësisë së tepërt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njerëzit mbi 85 vjeç janë veçanërisht të prekshëm, tha an der Heiden.

Burimi: Bota Sot