UP shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2026/2027

0%

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin Bachelor dhe Master në vitin akademik 2026/2027. Sipas njoftimit, në nivelin Bachelor në UP pritet të regjistrohen 5,663 studentë të rregullt dhe në nivelin Master 2,423 studentë, nga të cilët 9 studentë ndërkombëtarë.

Sot, më , nga ora deri më në ora , studentët e rinj në nivelin Bachelor do të mund të aplikojnë në platformën e UP-së të dedikuar për ta, e cila është e qasshme në këtë LINK . Kurse, dorëzimi i dokumentacionit fizik i kandidatëve që aplikojnë online do të bëhet prej datës deri më .

Për të kuptuar se cilat dokumente kërkohen nga UP për aplikim në nivelin Bachelor, të interesuarit mund të lexojnë më shumë në konkurs . T ë drejtë aplikimi kanë kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe kanë kaluar testin e Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit ende nuk ka njoftuar për publikimin e rezultateve të provimit të Maturës, i cili u mbajt më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ka një javë që KALLXO.com është interesuar për procesin e këtij provimi, por nga Ministria nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij lajmi. Vitin e kaluar, rezultatet e provimit të Maturës ishin shpallur në të njëjtën ditë që UP shpalli konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026.

“Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri 659 studentë të rregullt nga komuniteti joshumicë. Kuota prej 12% e vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti joshumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale, sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.” – thuhet në njoftim .

Kurse, deri në 2% apo 115 kandidatë do të pranohen nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, një studentë më shumë apo 116 do të pranohen nga Maqedonia e Veriut dhe Republika e Shqipërisë dhe deri në 1%, përkatësisht deri në 71 kandidatë nga Mali i Zi.

Këtë vit, për herë të parë , UP do t’i rezervojë 64 vende për studim edhe pjesëtarëve të komunitetit të arbëreshëve të Italisë dhe arbëreshëve të Zarës, 62 vende për shqiptarë të Turqisë dhe 112 vende mërgatës shqiptare me prejardhje nga Kosova. Për kandidatët me nevoja të veçanta, me rastin e aplikimit, UP do t’ua shtojë nga 5 pikë bonus.

Fakulteti i Mjekësisë është i vetmi që e praktikon përgatitjen e pyetjeve të provimit pranues duke i izoluar në karantinë për më shumë se 15 orë profesorët e Kimisë dhe Biologjisë, për përpilimin e pyetjeve me synimin që ato të mos shpërndahen para mbajtjes së provimit. Këtë proces, ekipi i KALLXO.com ka kohë qe e monitoron .

Kurse, sa i përket konkursit për regjistrimin e studentëve në nivelin Master, UP do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri 282 studentë të rregullt nga komuniteti joshumicë.

“Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti joshumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.” – kanë thënë nga UP.

Aplikimi në platformën online për të interesuarit për nivelin Master në UP hapet prej datës deri me datë , në orën . Po ashtu, UP njofton se gjatë kësaj periudhe, do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit fizik nga kandidatët. Dokumentacioni do të pranohet çdo ditë, me përjashtim të të dielave.

Për të kuptuar se cilat dokumente kërkohen për të aplikuar në nivelin Master mund t’i lexoni në konkurs . Sipas UP-së, shpallja e rezultateve preliminare për kandidatët në nivelin Bachelor do të bëhet më së largu deri më , në ora , kurse për Fakultetin e Mjekësisë deri më . Ndërsa, shpallja e rezultateve preliminare për kandidatët në nivelin Master do të bëhet më së voni deri më , në ora .

Datat dhe oraret e provimeve pranuese për studentët në nivelin Bachelor në 14 fakultetet e UP-së janë: Fakulteti Filozofik, me datë , në orën ; Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, me datë , fillon në orën ; Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit, me datë dhe , në orën ; Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, me datë , fillon në orën ; Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, me datë , në orën ; Fakulteti Juridik, me datë , në orën ; Fakulteti i Arteve, me datë , dhe , në orën ; Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, me datë , në orën ; Fakulteti i Arkitekturës, me datë , fillon në orën .

Fakulteti i Filologjisë, me datë , në orën dhe ; Fakulteti i Ekonomisë, me datë , në orën ; Fakulteti i Edukimit, me datë , në orën ; Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, me datë , fillon në orën ; Fakulteti i Mjekësisë, me datë , duke filluar nga ora .

Provimi pranues për kandidatët për Master do të organizohet më dhe : Fakulteti Filozofik, datë në ora Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, datë në ora Fakulteti i Ekonomisë, datë në ora Fakulteti i Bujqësisë dhe i Veterinës, datë në ora Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, datë fillon në ora – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit, më në ora Fakulteti i Filologjisë, datë në ora Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, datë fillon në ora – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, datë fillon në ora – Fakulteti Juridik, datë në ora Fakulteti i Mjekësisë, datë nga ora Fakulteti i Arteve, datë nga ora .

Fakulteti i Arkitekturës, datë në ora Fakulteti i Edukimit, datë në ora .

Burimi: Kallxo