Universiteti i Prishtinës organizoi aktivitetin “250-vjetori i Shteteve të Bashkuara: 250 vjet si një fanar i demokracisë për botën”, në kuadër të Prishtina International Summer University (PISU) 2026, duke shënuar jubileun e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe USKEB-in, me fokus partneritetin Kosovë–SHBA, vlerat demokratike, si dhe rëndësinë e arsimit dhe shkëmbimeve akademike ndërkombëtare. Në hapje të aktivitetit folën rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr.
Arben Hajrullahu, kryeministri në detyrë Albin Kurti, Wylita Bell nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe Audrey Coleman nga Instituti Dole, e cila iu drejtua të pranishmëve përmes një video-mesazhi.
Gjatë dy paneleve diskutimore u trajtuan historia dhe ndikimi global i demokracisë amerikane, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe roli i programeve të shkëmbimit akademik në ndërtimin e partneriteteve afatgjata. “Në diskutime morën pjesë Avni Spahiu, Prof. Asst. Luljeta Plakolli-Kasumi, Dr.
Melanie Schoeffner, rektori Arben Hajrullahu, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, alumni të programeve të shkëmbimit, si dhe profesorë e studentë amerikanë pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të PISU”, k a njoftuar UP.
